Në bazë të nenit të pestë të Kushtetutës, Brazili mohon ekstradimin e ish-sulmuesit të Milanit, Robinho, i dënuar përfundimisht në Itali me nëntë vjet burg, për dhunë seksuale në grup. Në vitin 2013, teksa aktivizohej për Milanin në Itali, Robinho u përfshi në një ngjarje ku bashkë me 5 të tjerë, në një diskotekë një vajzë shqiptare, e cila ishte duke festuar datëlindjen e saj të 23-të.
Megjithatë, falë bashkëpunimit juridik, Italia mund të kërkojë transferimin e ekzekutimit të dënimit në Brazil. Këtë e mëson ANSA nga burime lokale.
Neni i pestë i Kushtetutës parashikon që asnjë shtetas brazilian nuk ekstradohet, përveç përjashtimeve që nuk ndodhin këtu. Kërkesa për ekstradim është dorëzuar në fillim të tetorit. /G.D abcnews.al/