Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përdhunoi gjyshen 89-vjeçare, çfarë tha autori para policisë

schedule19:28 - 31 Janar, 2021

schedule 19:28 - 31 Janar, 2021

Një 89-vjeçare nga fshati Grabian i Divjakës është dhunuar fizikisht dhe dyshohet se mund të jetë përdhunuar nga nipi i saj.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës. E moshuara ka qene e vetme ne shtëpi kur u dhunua nga 36 vjeçari, i cili ishte ne gjendje te dehur. I biri i 89-vjeçares, qe jeton me te, tregon si e gjeti të ëmën, kur u kthye në shtëpi.

“Ishte i pirë e kishte rrahur e kishte zhveshur”, tregon ai.

89-vjeçarja u dërgua në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore .

Disa orë pas kallëzimit të kësaj ngjarjeje në polici, Saimir Meçani u vu në pranga ne Lushnje mëngjesin e së dielës.

Drejtues të policisë së Divjakës i thanë ABC  se 36-vjeçari nuk ka pranuar akuzat gjatë marrjes në pyetje. Deri në përfundimin e ekspertizës mjekësore për të konstatuar nëse ndaj së moshuarës ka pasur dhunë seksuale, ndaj 36 vjeçarit Meçani rendon vetëm vepra penale e dhunës fizike ndaj saj.

Disa burime i thanë ABC se Saimir Meçani nuk ka lidhje gjaku me të moshuarën, pasi nusja e djalit te saj e ka këtë fëmijë nga një martesë e mëparshme.

Të afërm të 36-vjeçarit Saimir Meçani thanë se ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar më parë edhe në Greqi për këto dy vepra penale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!