Policia greke ka arritur të arrestojë një 25-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për përdhunimin e një 46-vjeçareje greke.
Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në Peristeri.
Sipas ERT, bëhet fjalë për dy shqiptarë, të cilët kishin tentuar të vidhnin banesën e 46-vjeçares. Ata kishin hyrë nga një dritare e shtëpisë dhe pasi nuk kishin gjetur paratë mbajtën peng 12 orë 46-vjeçaren, e cila gjendej në shtëpi sëbashku me nënën e saj.
Më pas, ata kryen aktin e tmerrshëm dhe përdhunuan vajzën në sy të nënës.
Shqiptarët kishin vëzhguar lëvizjet e dy grave, pasi ishin fqinj të tyre.
Sipas policisë greke, bashkëpunëtori tjetër i 25-vjeçarit, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditura, vuan një dënim me burg në Shqipëri./abcnews.al