Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Ministri Balla i shkon në spital: Do të ketë mbështetje të plotë ligjore

schedule14:36 - 25 Tetor, 2023

schedule 14:36 - 25 Tetor, 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka vizituar në spitalin e Vlorës 26-vjeçaren, e cila u përdhunua disa ditë më parë nga katër djem.

Gjatë fjalës së tij, Balla garantoi se e reja do të ketë mbështetje të plotë ligjore dhe do të bëhet një hetim i plotë me përkujdesje personale si nga ai dhe nga kryebashkiaku i  qytetit të Vlorës.

“Dua të kujtoj këtu që ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo vajzë, çdo motër në çdo formë dhune me bazë gjinore apo dhune me bazë seksuale. Për vajzën do të ofrojmë të gjithë mbështetjen e plotë ligjore, duke ofruar asistencë përmes instrumenteve që ka Ministria e Drejtësisë. Në momentin që kam ardhur këtu jam informuar nga pjesa që i takon dhe Prokurorisë së Vlorë. Edhe dua të bëhet një hetim i plotë dhe ju garantoj që çdo veprim me bazë gjinore do të ketë mbrojtje të plotë. Përkujdesja ime personale dhe nga kryetari i bashkisë së Vlorës do të jetë gjithmonë për vajzën”, tha ndër të tjera ministri.

Kujtojmë që Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për shtetasit e akuzuar për nxitje dhe përdorim të drogës dhe më pas përdhunimin e 26 vjeçares. Dy prej tyre, Oltjon Tahiri dhe Albi Ceno janë arrestuar ndërsa në kërkim është shpallur Gentjano Mehmeti si edhe një shtetas tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!