Përcillet për në banesën e fundit, nëna e kryeministrit Rama

schedule17:30 - 1 Gusht, 2020

schedule 17:30 - 1 Gusht, 2020

Përcillet për në banesën e fundit Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama.

Për shkak të pandemisë një numër i kufizuar njerëzish kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi iu drejtuan me një mesazh miqve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të nënës së tyre Aneta Rama. Familja Rama ka kërkuar mirëkuptimin e tyre për përcjelljen për në banesën e fundit të Aneta Ramës, për shkak të situatës nga Covid-19.