Në Ditën e Rinisë, i pyetur për qëndrimin që mban lidhur me përplasjet në PD mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD Lulzim Basha, presidenti Meta deklaroi se e rëndësishme është liria, demokracia dhe pluralizmi. Me 2 gishtat lart Meta e mbylli fjalën duke thënë “liri-demokraci, jo më vonë por tani”.
“Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje të tilla e rëndësishme është liria demokracia dhe pluralizmi politik. Vota e lirë dhe gjithëpërfshirja mbeten vendimtare në këtë proces. Në fund fare liri dhe demokraci jo më vonë por tani”, tha Meta.
Lexo edhe: “Të rikthejmë Shipërinë në shinat e demokracisë”, Meta: Hapi i radhës për “30 qershorin”
Këto mesazhe presidenti i dha me rastin e Ditës së Rinisë, në Qytetin Studenti, ku kreu homazhe në bustin e Heroit të Demokracisë dhe Liderit të Dhjetorit ’90, Azem Hajdari. Në një prononcim për mediat, Meta i bëri dhe një thirrje rinisë që të marrin në dorë fatet e vendit. be.k/abcnews.al