Përçarja e PD-së/ Spartak Ngjela: Është një ‘dorë e huaj’ në këtë çështje

schedule13:48 - 7 Qershor, 2023

schedule 13:48 - 7 Qershor, 2023

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se përçarja e Partisë Demokratike erdhi pas vendimit të ish-kryedemokratit Lulzim Basha, për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar.

Në një intervistë për ABC News, Ngjela u shpreh se ka forca të jashtme të cilat duan që përçarja në parti të vijojë.

Kjo sipas tij, për të shkatërruar politikën dhe pluralizmin në vend.

“Ndarja, ne e dimë pse është bërë, është bërë në funksion të Berishës. Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar Saliun, për faktin që ai ishte “non grata” në Amerikë. Kjo është thembra e Akilit, këtu fillon konflikti. Kishte të drejtë apo nuk kishte të drejtë Basha? Basha respektoi frymën normale të aleancave të larta të Shqipërisë në funksion ndërkombëtar dhe të SHBA. Deri këtu është normale. Problemi qëndron, iku Basha, por nuk iku Saliu.

Çështja qëndron që, pse e mbajnë këtë qëndrim, janë forca të brendshme këto që i krijojnë këto situata, apo janë forca të jashtme që duan të shkatërrojnë politikën në Shqipëri. Këtu kuptohet që ka një dorë të huaj që e luan këtë çështje për të shkatërruar pluralizmin në Shqipëri. Jam i bindur që ekziston”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!