Janë përcaktuar gjyqtarët që do të zbresin në fushë për ndeshjet e Serie A të kësaj jave, me vëmendjen më të madhe që e ka marrë kryesori i sfidës mes Interit dhe Juventusit, takim i njohur ndryshe si Derbi i Italisë. Arbitri kryesor në këtë takim do të jetë Gianluca Rocchi.
Asistentë të tij do të jenë Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa gjyqtar i katërt Fabio Maresca. Irrati do të jetë në krye të VAR. Interi nuk ka një rekord të mirë me Rocchin si kryesor. 22 kartonë të verdhë, një karton të kuq dhe katër penallti. Brenda në shtëpi, zikaltërit kanë fituar vetëm 15 nga 34 ndeshjet.
Ndryshe nga Interi, Juventusi ka një rekord shumë më të mirë. 27 fitoreve në 35 ndeshje. Interi aktualisht po kryeson Serinë A, ndërsa Juventus janë në vendin e dytë, dy pikë pas./abcnews.al