Përcaktohen skuadrat e 1/16-ave të Champions, ç’duhet të dini për shortin

schedule08:56 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 08:56 - 10 Dhjetor, 2020

Mbrëmjen e djeshme u përcaktuan 16 skuadrat, që kalojnë në fazën me eliminim direkt në Champions League. Të hënën e ardhshme më 14 dhjetor do të hidhet shorti i fazës së 1/16-ave në orën 12:00, teksa skuadrat janë të ndara në dy vazo, skuadrat e të cilave do të përballen ndaj njëra-tjetrës.

Në vazon e parë janë skuadrat e para në grup, ndërsa në të dytën janë ato të renditura të dytat në fazën e grupeve.

VAZO 1
Bayern (GER, Grupi A)
Real Madrid (ESP, Grupi B)
Manchester City (ENG, C)
Liverpool (ENG, D)
Chelsea (ENG, E)
Borussia Dortmund (GER, F)
Juventus (ITA, G)
Paris (FRA, H)

VAZO 2
Atlético (ESP, A)
Borussia Mönchengladbach (GER, B)
Porto (POR, C)
Atalanta (ITA, D)
Sevilla (ESP, E)
Lazio (ITA, F)
Barcelona (ESP, G)
Leipzig (GER, H)

Skuadrat e vazos së parë e luajnë ndeshjen e parë në transfertë dhe të dytën në shtëpi dhe e kundërta ndodh me skuadrat e vazos së dytë. Ndërkohë, dy ekipe të të njëjtit grup dhe shtet nuk lejohet të përballen në 1/16-at.

Raundi i 1/16-ve është përcaktuar të luhet në datat 16-17 shkurt dhe 23-24 shkurt (ndeshjet e vajtjes) , kurse më 9-10 mars dhe 16-17 mars (ndeshjet e kthimit). Të gjitha ndeshjet nisin në orën 21:00. Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet hidhet në 19 mars. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!