Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përballjet në çerekfinalet e botërorit, sfida të mëdha europiane/ Pano: Ekipet e mëdha kanë përparësi marketingun

schedule23:57 - 3 Korrik, 2025

schedule 23:57 - 3 Korrik, 2025

Në emisionin “Botërori i Vogël” në ABC News u diskutua për përballjet në çerekfinalet e botërorit, si edhe sfidat e mëdha europiane.

Gjatë fjalës së tij, trajneri Ledio Pano tha se ekipet e mëdha në këtë moment gjithmonë e më shumë ka pasur si përparësi marketingut.

“Ekipet e mëdha në këtë moment gjithmonë kanë pasur marketingun si përparësi. Por besoj që ai ekip që shkon deri në fund merr edhe shumën më të madhe”, tha Pano.

Nga ana e tij, trajneri Redi Jupi tha se në futbollin botëror dhe atë europian është venë re një shtim i kompeticioneve. Gjatë intervistës, nënvizoi se janë të domosdoshme, dhe se komepeticionet duhet të jenë të menduara mirë, pasi për to sipas tij ka nevojë edhe tregu

“Ka një trend në futbollin botëror dhe atë europian për shtimin e kompeticioneve, duke pasur si objekti mbledhjen e sa më shumë fondeve dhe shpërndarjen për të bërë maksimizimin. Rregullat e lojës në çdo 30 vite ndryshojnë ndonjë gjë shumë të vogël. Por thuajse çdo vit ka rekomandime apo orientime të përgjithshme, por ndryshimi i rregullave të lojës bëhen shumë rrallë. Do më pëlqente shumë që çdo dy vite të kishim kompeticione. Por pa ky është trendi tashmë, sepse pa kompeticione nuk rrihet. Do ketë shumë kompeticione sepse ka nevojë tregu. Por kompeticione të menduara mirë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!