Përballje “titanësh” në “Stamford Bridge”, publikohen formacionet e sfidës Chelsea-Arsenal

schedule16:36 - 10 Nëntor, 2024

schedule 16:36 - 10 Nëntor, 2024

Është padyshim “kryefjala” e javës së 11-të të Premier League.

“Topçinjtë” e Arsenal do të presin në “Emirates”, “Të Kuqtë” e Liverpool në një përballje tejet të rëndësishme për garën e titullit kampion të elitës së futbollit anglez, me teknikët që kanë vendosur të hedhin në fushë më të mirët.

Sa i përket foramcioneve, italiani Enzo Maresca ka vendosur t’i rreshtojë “Blutë” e tij me skemën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur spanjolli Roberto Sanchez. Malo Gusto e Cucurella janë vendosur në krahët e prapavijës, ndërsa në qendër qëndrojn Ëesley Fofana e Levi Colëill. Para mbrojtjes qëndrojnë Moses Caicedo e Romeo Lavia, ndërsa Cole Palmer, Pedro Neto e Noni Madueke vendosen pas “bomberit” Nicolas Jackson.

Në krahun tjetër, spanjolli Mikel Arteta i ka rreshtuar të tijët me formulën e zakonshme 4-3-3, ku në portë është vendosur spanjolli David Raya. Në krahët e mbrojtjes janë Timber e Ben White, me qendrën që mbulohet nga Gabriel e Saliba. “Dirigjmi” i mesfushës i është besuar treshes Rice-Parte-Odegaard, ndërsa në sulm është vendosur “tridenti” Martinelli, Kai Havertz e Saka. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!