“Habitus” sjell sonte natën e fundit të përballjes mes agjenteve të Remax, për të vijuar me sfidën mes agjentëve të kualifikuar deri më tani, në javët në vazhdim.
Në këtë episod vijnë Aleks Pashaj, i cili do të prezantojë dy apartamente me sipërfaqe të reduktuar në zonën e Brrylit në Tiranë për të njëjtin klient dhe Kristina Çuko e cila vjen duke na sjellë përvojën e saj gjatë shoqërimit të një klienti për tek një apartament, i cili ndodhet në zonën e Unazës së Re.
Kjo përballje është vërtetë e fortë dhe me të papritura, të cilat natyrshëm ndodhin gjatë punës së një agjenti imobiliar./ Abcnews.al

