Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka votuar e para në ne qendrën e votimit tek kopshti 31 në njësinë 5.
Gjithashtu ndër të parët që ka shprehur vullneti e votës ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Kryemadhi dhe Meta kanë votuar në të njëjtën qendër votimi ku edhe janë shkëmbyer për pak sekonda me njëri-tjetrin.
Por ajo çfarë bie në sy është shmangia e të dyve duke mos u takuar. Në momentin e daljes së Kryemadhit, Meta e përshëndet me dorë për ta takuar, por nuk ka marrë asnjë reagim nga Kryemadhi, e cila është larguar.
Në këtë mënyrë presidenti ka vijuar takimin me të pranishmit.
/abcnews.al/