Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përballja Serbi-Shqipëri/ Sylvinho rrëfen emocionet për “Real Story”

schedule20:15 - 9 Tetor, 2025

schedule 20:15 - 9 Tetor, 2025

TIRANË– Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Përballja do zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor, në orën 20:45.

Në prag të sfidës, tekniku i kuqezinjve Sylvinho ka treguar emocionet në një intervistë për emisionin “Real Story”. Ai theksoi se të jesh trajner i një ekipi kombëtar është përgjegjësi shumë e rëndësishme, pasi Kombëtarja është ndjesi që lidhet me zemrën.

““Faleminderit juve që erdhët këtu. E kam thënë edhe më parë që jam pak diskret sa i përket emisioneve, intervistave, gjithçkaje të tillë. Preferoj të arrij në zyrë në orën 9 dhe të punoj. Jam diskret në këtë aspekt, por tashmë është një moment interesant për të folur, për të shkëmbyer disa informacione. Shikoni. Përpara gjithçkaje, të jesh trajner I një kombëtareje është një përgjegjësi shumë e rëndësishme.

Që nga Brazili, ku kam qenë ndihmëstrajner, trajner i dytë, dhe ku isha në vendin tim, e ndjeja përgjegjësinë. E qartë, një klub është i rëndësishëm, por kombëtarja ka diçka që lidhet me zemrën. Po flasim për një popull, për një vend, diçka shumë e bukur”, tha ai.

Tekniku i kuqezinjve theksoi se ndeshja me Serbinë është përballja e radhës, ndërsa theksoi se është i fokusuar totalisht te puna pasi përballjet e kualifikueseve janë si “finale”

Atëherë, afrohet një ndeshje, që sipas meje është një tjetër ndeshje, një ndeshje e radhës, sepse që të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Një muaj më parë, Letonia ishte ndeshja për ta fituar, rivali për t’u mundur. Tani është Serbia.

Siç ndodh kudo, një fazë eleminatore ka 6, 7 apo 8 ndeshje, pra diçka shumë e shpejtë. Unë preferoj që të përqendrohem tërësisht tek puna ndërsa afron një ndeshje. Të vëzhgoj gjithçka të mundshme që kur të vijë dita e ndeshjes, të kem të gjithë informacionin dhe të jem I sigurt për atë që mund të bëjmë”, tha ai/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!