Përballja me Laçin, Mehmeti pa dy titullarë

schedule11:40 - 1 Prill, 2022

schedule 11:40 - 1 Prill, 2022

Partizani menjëherë pas përballjes në Kupën e Shqipërisë me Vllazninë do të vazhdojë stërvitjen për sfidën me Laçin në kampionat.

Dritan Mehmeti ndaj kurbinasve do i duhet të bëjë pa dy lojtarë titullarë, të cilët janë shumë të rëndësishëm për skuadrën.

Bëhet fjalë për Stenio Junior dhe Arinaldo Rrapaj të cilët nuk janë gati për këtë takim sepse janë të pezulluar me kartonë të verdhë.

Për brazilianin ishte kartoni i tetë i verdhë dhe kjo është hera e dytë që pushon prej tyre, kurse për vlonjatin i katërti. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!