Përballja e shumë pritur mes Floyd Mayweather dhe Logan Paul pritet të thyejë çdo rekord për sa i përket shikueshmërisë në Pay Per View. Është vetë themeluesi dhe CEO i Fanmio, Solomon Engel, i cili e pranon se kjo përballje do të futet padiskutim në histori.
“Ne e shohim këtë ndeshje duke thyer çdo lloj rekordi. Kemi projeksione të cilat unë nuk dua t’i komentoj. Mund t’iu them se jemi shumë pranë thyerjes së rekordit të mëparshëm, pasi deri tani kemi shitur një pjesë të madhe të PPV-ve, diçka e padëgjuar më parë”, deklaron ai për “SunSport”.
Kujtojmë që Mayweather nuk ka luftuar më si profesionist që nga viti 2017, kur ai mundi Conor McGregorin. Fitorja e 43-vjeçarit në vitin 2015 kundër Manny Pacquiao theu rekord, pasi arriti në 4.6 milionë shitje, por mesa duket ka ardhur koha për një rekord të ri. /abcnews.alks