Përballja e Shqipërisë me Izraelin, Uzuni mban “peng” formacionin

schedule19:58 - 23 Shtator, 2022

schedule 19:58 - 23 Shtator, 2022

Shqipëria ka mbërritur në Tel Aviv dhe është gati për ndeshjen e nesërme kundër Izraelit, në 20:45.

Trajneri Edy Reja ndërkohë ka menduar edhe për formacionin që do të hedhë në fushë dhe ka ende një pikëpyetje.

Myrto Uzuni u stërvit veçmas sot, për shkak se ka një dëmtim muskulor. Beratasi është ende në dyshim dhe do jetë stafi teknik që do të vendosë për të para ndeshjes. / abcnews.al