Përballja e shekullit që përçau SHBA-në për 50 vite

schedule12:18 - 3 Maj, 2021

schedule 12:18 - 3 Maj, 2021

Nga Steven Poole, CNN

Në ndeshjen e radhës me Joe Frazier, Muhamed Ali kishte tashmë katër vite që kishte zhvilluar një ndeshje, duke u  cilësuar si një nga figurat më me ndikim të shekullit të 20-të.

Nën dritat e Madison Square Garden më 8 Mars 1971, Ali po ndeshej përsëri për titullin botëror dhe për shumë tifozë, kampioni i vërtetë i boksit në pesha të rënda më në fund ishte kthyer nga internimi. I cilësuar si një nga figurat më elektrizuese dhe polarizuese të fundit të viteve 1960, Ali ishte bërë imazhi i protestës dhe njeriu i duhur që mund të luftonte për drejtat civile dhe barazinë racore.

“Treqind milion njerëz në të gjithë botën e ndoqën këtë ndeshje në televizion, në Afrikë dhe Azi, Europë, Japoni, Kinë.

Cassius Clay nga Kentucky- fitoi medaljen e arit  në Lojërat Olimpike në Romë 1960, para se të rritej profesionalisht.  Pasi Clay mundi kampionin Sonny Liston, ai mbajti për  3 vite titullin të  peshave të rënda. Por, pasi refuzoi hyrjen në ushtri, Aliut iu hoq titulli në 1967. Në mungesë të Aliut, Frazier fitoi kurorën e peshave të rënda, duke mundur Jimmy Ellis në 1970. Frazier gjithashtu i huazoi Aliut para ndërsa ishte përjashtuar nga sporti, raporton abcnews.al

 

Silver e përshkruan luftën midis Ali dhe Frazier – si dy kampionë të pamposhtur në pesha të rënda  dhe  të veçantë në historinë e boksit.

“Kjo nuk ishte vetëm një luftë me çmime,” tha Silver. “Kjo kishte dimensione të tjera: dimensionet e racës, politikës, Luftës së Vietnamit.”

Që kur Aliu fitoi titullin e botës, ai është përballur me polemika. Si kampion i sapo kurorëzuar i peshave të rënda ai kishte hedhur poshtë “emërimin e tij si skllav” dhe ndërsa kongresi miratoi Aktin për të Drejtat Civile të vitit 1964, Ali u bashkua me një grup separatist më ngjyrë që refuzoi integrimin racor.

Në 1966, forcat e armatosura amerikane hynë në vitin e pestë në Vietnam dhe qeveria zgjeroi draftin ushtarak. Duke qëndruar besnik ndaj bindjeve të tij në detyrën e tij në 1967, ai u arrestua, u shpall fajtor dhe u dënua me pesë vite burg dhe një gjobë prej 10,000 dollarë.

 

Kështu që ai humbi titullin kampion. Dr. Amira Rose Davis, profesoreshë e historisë dhe studimeve afro-amerikane në Universitetin Shtetëror të Penn, thotë se “shumë udhëheqës u tmerruan” nga Ali.

“Ai u poshtërua se u tregua i sinqertë dhe u fye për marrëdhënien e tij me Kombin Islam,” shton Davis.

Në gusht 1970, Ali iu dha mundësia për tu ndeshur në Atlanta, duke fituar  kundër Jerry Quarry dhe Oscar Bonavena. Më vonë në 1971, Gjykata e Lartë në SHBA rrëzoi dënimin e tij. Por pavarësisht polemikave, çështja e Ali gjithashtu ndihmoi në zbulimin e numrit disproporcional të afro-amerikanëve të vrarë në Vietnam.

“Ai ishte kundër luftës”, tha Davis. ”

Frazier ka simbolizuar një lloj Amerike më të vetëkënaqur, konservatore, sipas  Davis. “Dhe lufta pastaj merr një kuptim më të madh në lidhje me strukturën e vendit dhe se cila anë do të jetë dominuese në ring.”

Ali në thelb po luftonte  për komunitetin me ngjyrë. Ndërsa boksi, dhe kampionati botëror i peshave të rënda, nuk kanë pasur shumë ndikim gjatë 50 viteve të fundit, sportet dhe sportistët e tjerë kanë parë një rritje. Sidomos super ylli i NBA-së LeBron James, i cili është bërë një zë kryesor kundër padrejtësisë racore dhe brutalitetit të policisë, raporton abcnews.al

 

Ndeshja e Frizer dhe Ali ishte më e vështira. Në raundin e 15-të dhe të fundit, Frazier qëlloi Alin me të majtën e tij, dhe dukej sikur ndeshja kishte mbaruar, por për çudinë  e të gjithëve Ali  u ngrit.

“Ishte një ndeshje e shkëlqyer. Kishte dramë, intensitet, vrull dhe, natyrisht, u mbyll nga goditja e Ali në raundin e 15-të, kjo ishte qershia mbi tortë.”

Frazier fitoi, duke i dhënë Aliut humbjen e parë në karrierën e tij profesionale.

 

Për të përkujtuar ish-kampionin dhe fitoren e tij të famshme 50 vite më parë, miqtë dhe familjarët e Frazier kanë ndërtuar një statujë brenda palestrës së re Joe Hand në Feasterville, Pennsylvania, në 8 Mars.

Weatta Frazier Collins – një nga 11 fëmijët e boksierit në pesha të rënda  po mbron trashëgiminë e babait të saj me një fond bursash i cili u jepet adoleshentëve në nevojë. Në janar të 1973, Frazier humbi titullin ndaj George Foreman dhe Ali tronditi përsëri botën, duke mundur Foreman në 1974,- për të kërkuar kurorën që kishte humbur shtatë vite më parë.

Në 50 vite që nga ndeshja në 1971, legjenda e Aliut sa vjen e rritet, raporton abcnews.al

 

“Muhamed Ali është dikush që do  t’i kushtojë vëmendje jo vetëm ndeshjeve të komunitetit me ngjyrë  në SHBA”, tha Davis, “por edhe përpiqet të kuptojë  betejat e njerëzve të margjinalizuar nga Vietnami në Louisville në Afrikën e Jugut.

“Ne harrojmë se çfarë do të thotë të heqësh dorë nga titulli në kulmin e karrierës tënde, t’i  qëndrosh një bindje që mund t’i japë fund  karrierës. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!