Përballja e parë, Thaçi dhe Krasniqi nesër para Hagës

schedule20:30 - 8 Nëntor, 2020

schedule 20:30 - 8 Nëntor, 2020

Katër politikanët kosovarë, ish-drejtues të UÇK, që u dërguan disa ditë më parë në Hagë do të dalin para gjykatës duke nisur nga dita e nesërme.

Të hënën në orën 11:00  do të jetë paraqitja e parë e Jakup Krasniqit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Ndërsa në orën 15:00, do të zhvillohet seanca e parë për Hashim Thaçin në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kadri Veseli do të dalë para gjykatës të martën në oren 15.00. Ndërsa të mërkurën në orën 11.00 do të jetë radha e  Rexhep Selimit për t’u paraqitur para gjykatësve në Hagë.

Në këto seanca të pandehurit pritet të njihen me akuzat e ngritura ndaj tyre dhe do të vendoset nëse ata do të gjykohen të lirë apo në gjendje arresti. Aktakuzat ndaj tyre u konfirmuan nga prokurori special më 26 tetor.

4 politikanët u  transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në 4 dhe 5 nëntor. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për krime lufte dhe zhdukje të kundërshtarëve politikë./ db.Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!