Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden do të shikojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë.
Biden, i cili nuk ka asnjë ngjarje publike në orarin e tij, pritet të marrë përditësime të rregullta ndërsa zgjedhjet zhvillohen në të gjithë vendin, shkruan CNN.
Zgjedhjet e së martës duken shumë më ndryshe nga ajo që Biden parashikonte disa muaj më parë, pasi ai shpresonte se votuesit do ta zgjidhnin atë për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë – dhe rezultati mund të ndihmojë në përcaktimin se si mbahet mend presidenti./abcnews.al