“Përballemi në finale me një rival të madh”, De la Fuente: Do të bëjmë lojën tonë

schedule15:36 - 11 Korrik, 2024

schedule 15:36 - 11 Korrik, 2024

Tashëm gjithçka është “vulosur”, me “Furitë e Kuqe” spanjolle që do të sfidojnë “Tre Luanët” e Anglisë, në finalen e madhe, të Euro 2024, mbrëmjen e 14 korrikut, për të siguruar titullin e katër në këtë turne ose e kundërta, Anglia do të fitojë titullin e parë, në histori.

I pari nga trajnerët që ka folur për këtë sfidë ka qenë ai i Spanjës, Luis de la Fuente, i cili për mediat është shprehur fillimisht se është shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë sfidës të madhe, teksa më tej u ndal te karakteristikat e Anglisë duke u futur në një analizë të finales.

“Jemi të lumtur dhe të emocionuar. Do të luajmë kundër një rivali kaq të rëndësishëm, me lojtarë të mëdhenj. Dhe kjo na fton të mendojmë se do të jetë një spektakël fantastik. Mendoj se të dyja skuadrat vijnë në një moment të mirë në këtë finale. Do të jetë një spektakël i madh për njerëzit që të vijnë të na shohin dhe të shijojnë ndeshjen.

Kemi stile shumë të ndryshme loje. Ata kanë lojtarë që ju pëlqen të vrapojnë shumë kur gjejnë hapësira. Pak nga pak, ne do të përpiqemi të imponojmë lojën tonë, duke patur më shumë zotërimin e topit, por ne kemi dhe opsionin për të luajtur në kundërsulm.

Gjithsesi ka edhe aspekte të tjera si të mos bësh gabime, ndjesia për të ditur se ka pak marsh për gabime apo dëshira për të fituar.

Ka shumë aspekte psikologjike që mund të kenë efekt në zhvillimin e ndeshjes. Ne do të përpiqemi t’i dominojmë këto elemente që luajnë një rol të rëndësishëm gjatë ndeshjes, në mënyrë që të kemi kontroll mbi këto situata”,- u shpreh De la Fuente. /i.m /abcnews.al