Pritet padyshim një përballej spektakolare, e njëjtë me atë në “Metropolitano Stadium”, të një jave më parë. “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund do të sfidojnë mbrëmjen e kësaj të marte, në “ferrin” e “Signal Iduna Park”, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, në sfidën e kthimit, të fazës çerekfinale, të UEFA Champions League.
Siç e do zakoni, para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp, nga ku tekniku i “Bardhekuqve”, Diego Simeone u shpreh se i pret një sfidë tejet e vështirë, në “mitikun” gjerman, të “Signal Iduna Park”, teksa theksoi se pretë më shumë ritem se takimi i parë, duke marrë parasysh edhe disavantazhin në të cilën ndodhen “Verdhezinjtë”.
“Pas fitores 2-1 të ndeshjes së parë, përballemi me një skuadër shumë të fortë, e cila do ta nisë takimin me ritëm shumë të lartë, por skuadra jonë besoj do të përgjigjet shumë mirë, pasi ka besim”,- u shpreh gjatë konferencës tekniku argjentinas, i cili do të kërkojë një tjetër gjysmëfinale, të UEFA Champions League, në krye të “Los Colchoneros”. /i.m /abcnews.al