Përballë Messit e Neymar në Champions, lojtarët e Maccabi Haifas fillojnë me kërkesat për yjet e PSG-së

schedule15:55 - 27 Gusht, 2022

schedule 15:55 - 27 Gusht, 2022

Pas hedhjes së shortit të grupeve në Champions League, goglat kanë rezervuar përballje interesante, teksa emocionet nuk pritet të mungojnë.

PSG, Juventus, Benfica dhe Meccabi Haifas në grupin H, me skuadrën izraelite që është më e entuziasmuar për këtë short, pasi përballë do të kenë lojtarë të mëdhenj.

Futbollistët e Maccabi Haifas kanë filluar që tani duke kërkuar fanellën e Lionel Messit dhe Neymarit.

Edhe pse ka kohë deri të përballja e Maccabit me PSG-në, dy futbollistë të kësaj skuadre tashmë kanë kërkesat e tyre për Messin e Neymarit.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social “Instagram”, ata kanë kërkuar fanellat e yjeve të kampionëve francezë.

“Fanellat për ne, ju lutem Messi dhe Neymar”, ka shkruar Omer Atzili.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!