Sergio Aguero duket se do të jetë zyrtarizimi i parë i Barcelonës për këtë verë. Sport.es raporton se sulmuesi i Manchester Ciyt do të zbarkojë paraditen e nesërme në Katalunjë.
Ai do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë për 2 vite me katalanasit. Para e tij neto do jetë 5 milionë euro, por bonuset në varësi të paraqitjeve të argjentinasit janë të majme.
Pas firmës me Barcelonën ai do bashkohet me kombëtaren e Argjentinës. Konfirmimi i ardhjes së Agueros është një siguri për qëndrimin e Lionel Messit.
Kun largohet si legjendë nga Manchester City, duke shënuar260 gola në 389 ndeshje. Kapiteni pritet të qëndrojë te Barcelona, që i ofron atij kontratë për dy vite. /abcnews.al