Për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ky është mbreti që është vetë-izoluar me 20 gra

schedule17:34 - 29 Mars, 2020

schedule 17:34 - 29 Mars, 2020

Mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn është vetë-izoluar në një hotel luksoz në Alpe me qëllim që të jetë i sigurt nga koronavirusi. Mbreti, i cili njihet gjithashtu edhe si Rama X, thuhet të ketë prenotuar të gjithë hotelin Sonnenbichl,  për vete dhe haremin e tij prej 20 grash.

Hoteli me katër yje në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani ka marrë “leje speciale” nga këshilli i rrethit për t’i strehuar sepse “të ftuarit janë një grup i vetëm, homogjen i njerëzve pa luhatje”, thuhet raportimet e mediave, shkruan abcnews.al

Thuhet gjithashtu se 119 anëtarë të stafit të tij janë dërguar në Tajlandë pasi dyshohet që mund të jenë të sëmurë me COVID-19.

Gjithsesi, izolimin e mbretit me 20 gra nuk e kanë marrë edhe aq mirë qytetarët e vendit të tij. Me mijëra tajlandëzë u janë drejtuar mediave sociale për të kritikuar mbretin, duke thyer ligjin sipas të cilit kush fyen apo kritikon madhërinë e tij mund të përfundojë në burg për 15 vite. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!