Për t’u falur në mënyrë të sigurt, me qindra myslimanë mblidhen në një parking makinash

schedule18:00 - 26 Maj, 2020

schedule 18:00 - 26 Maj, 2020

Me qindra myslimanë në Gjermani patën mundësinë që të falen duke ruajtur distancën fizike gjatë fundjavës. Kjo pasi një biznes u dha leje që të përdornin zonën e parkingut për të kryer ritet e tyre.

Të shtunën dhe të dielën, miliona myslimanë në mbarë globin festuan Bajramin, fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, por masat e vendosura për shmangien e përhapjes së koronavirusit ndalojnë mbledhjen e grupeve me shumë persona në hapësira të mbyllura.

Prandaj, shumë xhami nuk patën mundësinë që të ‘strehonin’ një numër të madh njerëzish gjatë fundjavës.

Sidoqoftë, një xhami në qytetin Wetzlar, afër Frankfurtit, pyeti një biznes lokal nëse besimtarët mund të përdornin parkun e madhe të makinave që kanë në zotërim.

Më shumë hapësirë në dispozicion për të vepruar, besimtarët patën mundësi që të bënin faljen dhe njëkohësisht të mbanin distancën që kërkohet nga rregullat e vendosura në vend.

Sipas rregullave të vendosura, në Gjermani kërkohet që personat të mbajnë të paktën 1.5 metra distancë nga njëri-tjetri në publik. /abcnews.al/