Për tre ditë, 3 kilogramë më pak, kjo është dieta e Sophia Loren

schedule15:04 - 13 Gusht, 2020

schedule 15:04 - 13 Gusht, 2020

Diva e aktrimit Sophia Loren është dalluar gjithmonë si një nga femrat më joshëse, pavarësisht viteve që ikin.

Ajo ka një sekret për linjat e saj dhe ky lidhet me ushqimin. Loren është e sigurt që aktiviteti fizik është i domosdoshëm, por më shumë ka një diet që ajo mban, e cila ndihmon të humbasësh nga 1 deri në 3 kilogramë.

Përparësia themelore e kësaj diete është që zgjat vetëm tri ditë, është se ofron menu të shumëllojshme.

Gjatë këtyre tri ditëve nuk do të ndieni nevojë të madhe për ushqim, ndërkaq kilogramët shpejt do të zhduken.

Dita e parë

Mëngjesi: 1 vezë e zier dhe 170 ml lëng të freskët të kulluar portokalli.
Dreka: Sallatë perimesh (domate, kastravec, spec etj.), 60 gramë mish pule të zier, një fetë djathi me kalori të ulët.
Darka: 200 gramë makarona, 100 gramë karkaleca të zier, sallatë spinaqi me vaj ulliri, mollë.

Dita e dytë

Mëngjesi: 100 gramë drithëra, një gotë qumësht i mazitur.
Dreka: 100 gramë djathë pa yndyrë, sallatë pemësh.
Darka: 200 gramë makarona, 115 gramë mish gjeldeti të gatuar në avull, sallatë, dardhë.

Dita e tretë

Mëngjesi: 1 fetë buke nga mielli i grurit dhe djathë me kalori të ulët.
Dreka: 115 gramë mish pule të zier, sallatë e gjelbër.
Darka: 170 gramë djathë me kalori të ulët, llazanjë me sallatë nga perimet e gjelbra me vaj ulliri, 2 pjeshka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!