Për të pestin vit me radhë në krye të listës, ky është populli më i lumtur në botë

schedule11:23 - 18 Mars, 2022

schedule 11:23 - 18 Mars, 2022

Kohet e fundit jemi përballur me lajme jo shumë të mira për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur nëpër botë. Së fundmi duket se nuk janë vetëm humbjet shkatërruese të jetëve dhe pasiguria në rritje e kanë vënë botën në një pamje jo shumë të lakmueshme, por ka pak lajme të mira për njerëzimin.

Të dhënat e fundit të Raportit Botëror të Lumturisë, një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së që bazohet në të dhënat e sondazheve globale nga njerëz në rreth 150 vende, tregojnë se cilët janë vendet me popullsinë më të lumtur në botë.

Befasia e madhe ishte se globalisht, në një mënyrë të pakoordinuar, ka pasur rritje shumë të mëdha në të tre format e dashamirësisë: Dhurimi për bamirësi, ndihma për një të huaj dhe vullnetarizmi”, tha John Helliëell, një nga tre redaktorët themelues të raportit.

Sipas raportit për të pestin vit me radhë , Finlanda vijon të kryesojë listën si vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Sondazhi Botëror i Gallup.

Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda të gjitha qëndrojnë shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, mbështetje sociale në kohë telashe, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.

E dyta në këtë raport të lumturisë rënditet Danimarka, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë në vendin e shtatë dhe të tetë. Ndërsa më pas pasohet nga Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, me Izraelin që renditet në vendin e 9-të dhe Zelandën e Re përmbyll 10-shen e parë.

Vendet më të lumtura në botë, botimi 2022

  1. Finlanda
  2. Danimarka
  3. Islanda
  4. Zvicra
  5. Holanda
  6. Luksemburgu
  7. Suedia
  8. Norvegjia
  9. Izraeli
  10. Zelanda e Re
  11. Austri
  12. Australi
  13. Irlanda
  14. Gjermania
  15. Kanada
  16. Shtetet e Bashkuara
  17. Mbretëria e Bashkuar
  18. Çekia (Republika Çeke)
  19. Belgjika
  20. Franca.

Finlanda

Danimarka

Islanda

Zvicra

Holanda

Luksemburgu

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!