Për të ndryshuar të ardhmen, duhet të ndryshojmë mënyrën se si u mësojmë fëmijëve historinë

schedule12:35 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 12:35 - 9 Dhjetor, 2022

Nga Yuval Noah Harari, The Guardian

Ne nuk mund t’i mbrojë fëmijët nga historia. Në Ukrainë, miliona familje kanë humbur shtëpitë e tyre nga lufta e Vladimir Putin. Në Delhi, temperaturat rekord prej 50 gradë Celsius mbyllën fëmijët  në shtëpi gjatë verës, të paaftë për të studiuar apo luajtur.

Çmimet globale të ushqimeve po rriten, duke bërë që fëmijët në të gjithë botën të vuajnë nga uria.  Pra, sigurisht që është e pashmangshme që brezi i ardhshëm tu përgjigjet pyetjeve të mëdha: pse ka luftëra? Cili është vendi ynë në natyrë? Çfarë është paraja dhe pse është kaq e rëndësishme?

Shpesh, fëmijët i marrin këto pyetje shumë më seriozisht sesa të rriturit. Ata vënë në dyshim gjërat që të rriturit i marrin si të mirëqena. Të rriturit mund të bezdisen kur një fëmijë i pyet “pse” për çdo përgjigje por ata thjesht janë kuriozë.

Një gjë tjetër nga e cila nuk mund t’i mbrojmë fëmijët është ekspozimi ndaj ngjarjeve të rreme historike. Që në moshë shumë të hershme, të rinjtë bombardohen me mite dhe dezinformata, jo vetëm për ngjarjet aktuale, por edhe për historinë bazë të vetë njerëzimit – kush jemi, nga vijmë dhe si arritëm këtu, raporton abcnews.al.

Është jetike që të flasim me fëmijët hapur për çështjet e mëdha në një mënyrë të përgjegjshme, shkencore të bazuar në prova. Kjo është një sfidë me të cilën jam përballur kohët e fundit kur shkruaj historinë e botës për fëmijët.

Ajo që kam mësuar nga ky projekt është se adresimi i çështjeve të mëdha për fëmijët është një punë delikate. Disa lëndë janë argëtuese, si eksplorimi i jetës së përditshme të gjuetarëve të epokës së gurit, kur njerëzit jetonin në natyrë dhe fëmijët kalonin ditët e tyre duke mësuar të ngjiteshin në pemë, të gjurmonin kafshët dhe të ndiznin zjarrin.

Por temat e tjera janë më sfiduese. Shqyrtimi i asaj që ndodhi kur sapienët u takuan me neandertalët, për shembull, na shtyn të diskutojmë se si mund të ishte jeta e një fëmije me një nënë Sapiens dhe një baba neandertal, duke sjellë tema të tilla si racizmi, lufta, gjenocidi dhe zhdukja, raporton abcnews.al.

Nëse mendojmë se bota ka qenë gjithmonë e njëjtë dhe se mënyra se si jetojmë tani është mënyra e vetme për të jetuar njerëzit, atëherë është e natyrshme të mendojmë se ndryshimi është i pamundur dhe se problemet me të cilat përballemi janë të pazgjidhshme.

Edhe nëse gjërat janë shumë të padrejta, çfarë mund të bëjmë?

Kështu është bota, i themi vetes. Por duke studiuar historinë, ne mësojmë se njerëzit nuk kanë jetuar gjithmonë si ne dhe se bota po ndryshon gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse historia është kaq e fuqishme. Është çelësi për të ndryshuar botën.  Aq sa, në shumë vende, qeveritë kanë frikë nga historia.

Udhëheqësit rrallë i ndalojnë njerëzit të mësojnë matematikë ose fizikë. Por shumë qeveri i ndalojnë njerëzit  dhe veçanërisht të rinjtë të mësojnë të paktën disa pjesë të historisë. Në fund të fundit, ishin ata mbretër të vdekur prej kohësh që shpikën dhe përhapën histori të ndryshme për perënditë, kombet, paratë dhe dashurinë, të cilave shumë njerëz sot ende besojnë dhe u përmbahen.

Por, përveçse të shmangim terrorin, duhet të jemi të kujdesshëm edhe për të mos i ngarkuar të rinjtë me përgjegjësitë tona. Çdo njeri në botë mban një barrë të rëndë. Kur u mësojmë histori të rinjve, ndonjëherë e bëjmë atë për të zhvendosur një pjesë të barrës sonë mbi supet e brezit të ardhshëm, raporton abcnews.al.

Ne duam që të rinjtë të vazhdojnë të ruajnë besimet, kujtimet, identitetet dhe konfliktet që na kanë rënduar gjatë gjithë jetës sonë. Kjo është e padrejtë. Një arsye shumë më e mirë për të mësuar historinë është të ndihmosh fëmijët të çlirohen nga të paktën disa prej frikës, iluzioneve dhe urrejtjeve të tyre.

Shpresoj që historia të bëhet një mjet për të çliruar njerëzit dhe jo për t’i lidhur ata. Një mjet për të krijuar marrëveshje të reja në vend që të përjetësojnë konfliktet e vjetra.

Në fund të fundit, qëllimi i mësimit të historisë nuk është të kujtosh të kaluarën, por të çlirohesh prej saj.

/abcnews.al