“Për të manipuluar faktet”, Basha: Ramës iu deshën 2 ditë që të reagonte për fshehjen e viktimave

schedule17:53 - 21 Nëntor, 2020

schedule 17:53 - 21 Nëntor, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpjegon se pse, sipas tij, kryeministrit Edi Rama iu deshën dy ditë që të reagonte rreth denoncimit të bërë nga opozita për fshehjen e numrit real të viktimave nga Covid-19.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se kreut të qeverisë iu deshën dy ditë që të manipulonte faktet dhe që të “fshihte të vërtetën që e pamë të gjithë.”

Po ashtu, kryedemokrati shkruan se Rama e ka kot sot, pasi sipas tij, askush s’i beson më. “Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka.”

Potimi në Twitter

“Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.”  s.b/abcnews.al/