Juventusi prej kohësh po shikon alternativa të shumta për sulmues që mund të transferojë në merkaton e janarit për të zgjidhur “hallin” e tyre para portës kundërshtare.
Sipas asaj që raportohet nga media italiane “Tuttosport”, Pierre-Emerick Aubameyang, mendohet të jetë një opsion i mirë për sulmin e “Zonjës së Vjetër”.
“Rebeli” i Arsenalit i cili vetëm para pak ditësh iu hoq shiriti i kapitenit nga trajnerit Mikel Arteta, për shkak se sulmuesi nga Gaboni kishte shkelur rregullat e disiplinës.
Juventusi mund ta transferojë të ndëshkuarin e “Topçinjëve”, duke e huazuar për 6 muaj, për të parë edhe paraqitjen e lojtarit nëse mund të blejnë në fund të sezonit apo jo. /f.a/abcnews.al