Për rezultate më të mira, hani këto ushqime para se të stërviteni në palestër

schedule14:45 - 18 Gusht, 2022

schedule 14:45 - 18 Gusht, 2022

Nëse keni ushtruar ndonjëherë me stomakun bosh, e dini mirë ndjenjën e të përzierave dhe marramendjes që shfaqet pas ushtrimeve të forta. Nga ana tjetër, nëse keni ngrënë disa minuta para stërvitjes, jeni ndjerë si të përgjumur dhe nuk mund t’i përfundonit të gjitha ushtrimet.

Asnjëra ekstreme nuk është e mirë dhe duhet shmangur. Nutricionistët shprehen se ka disa ushqime specifike që janë të dobishme gjatë stërvitjes, pasi na bëjnë më produktivë.

Banane dhe gjalpë kikiriku

Banania përmban kalium që do të parandalojë lodhjen dhe dhimbjet e muskujve gjatë stërvitjes. Është ushqyese dhe e lehtë për stomakun. Nëse nuk jeni adhurues i tyre, mund t’i hani së bashku me gjalpin e kikirikut. Por, mos e teproni me gjalpin e kikirikut përndryshe do të ndiheni të sëmurë.

Bollgur me fruta
Për disa prej nesh, mëngjesi ynë i preferuar është tërshëra me fruta. Në të njëjtën kohë, ne konsumojmë sheqerna të shëndetshëm nga frutat, ndërsa tërshëra krijon një ndjenjë të ngopjes. Ju mund ta përdorni këtë vakt të shijshëm para stërvitjes, mund të përzieni frutat tuaja të preferuara me tërshërë.

Smoothie

Nutricionistët theksojnë se një smoothie me perime dhe fruta është i shkëlqyer para stërvitjes. Ata do t’ju zgjojnë me freskinë e tyre dhe do t’i japin trupit forcën e nevojshme për të përballuar ushtrimet.

Vezë të ziera

Plotësoni proteinat me një vezë të zier dhe hajeni së bashku me një copë bukë. Ky kombinim është veçanërisht i mirë nëse nuk keni pasur kohë për të ngrënë drekë, do t’ju mbajë të ngopur dhe nuk do ta teproni.

Fruta të thata dhe arra

Një meze e lehtë ndaj të cilës askush nuk mund të qëndrojë indiferent. Përzieni një grusht fruta të thata me dy grushta arra. Shijoni shijen e tyre, ky kombinim është ushqyes dhe në të njëjtën kohë ndrydh dëshirën për ëmbëlsirat. /abcnews.al