Sali Berisha u paraqit të hënën në mëngjes në SPAK për masën e sigurisë, duke nisur edhe muajin dhjetor si i pandehur.
Si çdo muaj në 14 të fundit, Doktori doli e turfulloi ndaj Altin Dumanit. Dhe nuk është si një lamtumirë për drejtuesin në largim. Dumani largohet nga drejtimi i SPAK, por jo nga hetimi i 21 janarit. Dhe dëshmia vullnetare e IIir Metës, të paktën nuk duket se ja ka shtuar qetesinë:
“E para nuk kam dijeni se cilat di Ilir Meta më shumë se unë. Mund të dijë se është normale sepse ju e dini se ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin dhe aty fillon, falsifikimin, manipulimin e një regjistrimi të një ish-ministri, të ndjerit Dritan Prifti, i cili për hir të të vërtetës mendoi se mund të më bëjë presion, por unë i thashë sa të dalësh nga dera ime, bëje publike. Ky jam, nuk mund të më marrë kush peng mua. Kështu që Ilir Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë se unë në këtë drejtim.”
Duket se nuk ka akoma shume informacion për Metën. Me më shumë qetësi ama pret ndryshimet në dy ligjet e Reformes në Drejtësi që po propozon Rama. Koincidon që janë ndryshime në statusin e prokurorëve, rraca të cilën doktori e sheh me shumë skepticizëm në 15 muajt, apo edhe 15 vitet e fundit, që kur ata i dolën përballë për dosjen e Partizanit apo pas 21 janarit. Rama dicka kërkon të ndryshojë, por doktori nuk është ende gati, sepse mesa duket marrëveshja nuk është pjekur ende. Rëndësi ka që nuk do të votojë kundër.
“Jo jo, nuk marrim pjesë në asnjë ndërhyrje në ligjet e reformës në drejtësi. Ne i kemi shprehur qëndrimet tona. Ata duan të hapin shtegun, kanë përgatitur në Kodin Penal, heqjen e shpërdorimit të detyrës. Le ti bëjnë vetë ata, i kanë votat”./abcnews.al

