Për një lëkurë të shëndetshme, disa këshilla që duhet t’i ndiqni çdo ditë

schedule08:40 - 13 Qershor, 2020

schedule 08:40 - 13 Qershor, 2020

Jo gjithmonë produktet kozmetike mund të jenë efektive për të patur një lëkurë të shëndetshme dhe plot jetë. Janë disa hapa të thjeshtë dhe praktikë që janë të domosdoshëm për t’u ndjekur çdo ditë për të patur një lëkurë më të mirë.

Pastrojeni lëkurën butësisht, një herë në ditë

Nëse nuk keni lëkurë me yndyrë, duhet ta lani atë vetëm në mbrëmje me një pastyrues dhe ujë të vakët. Dermatologët rekomandojnë ta lini pastruesin në lëkurë për disa sekonda që largojë papastërtinë dhe vajin. Ndërsa në mëngjes, thjesht shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Riaplikoni kremin kundër diellit

E rëndësishme është të përdorni një krem dielli me një SPF të paktën 30, si një mënyrë për të parandaluar plakjen e lëkurës. Rivendoseni përsëri pas disa orësh, pasi përbërësit mbrojtës nga dielli janë efektivë vetëm për rreth dy orë.

Përdorni çdo natë një krem me përmbajtje retinoli

Retinoidet janë derivate të vitaminës A që janë vërtetuar se forcojnë kolagjenin. Për shkak se retinoidet në fillim mund të shkaktojnë irritim, ekspertët rekomandojnë të aplikoni një hidratues të butë për të paktën 30 minuta, pastaj të aplikoni kremin tuaj retinoid.

Hani salmon dhe konsumoni shumë antioksidantë

Salmoni përmban Omega-3, që ndihmon në hidratimin e lëkurës nga brenda dhe zvogëlimin e inflamacionit që mund të shkaktojë skuqje të lëkurës. Boronicat, zarzavatet, çaji jeshil dhe kafeja janë të pasura me antioksidantë, që ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lirë që mund të dëmtojnë strukturat qelizore të lëkurës, duke përshpejtuar rigjenerimin e lëkurës.

Bëni aktivitet fizik

Ushtrimet përmirësojnë qarkullimin dhe kapacitetin tuaj të oksigjenit, gjë që përmirëson dhe fytyrën tuaj. Lëkura ka receptorë endorfinë, dhe kjo shpjegon pse lëkura ndikohet pozitivisht nga ushtrimet aerobike.

Flini të paktën shtatë orë gjatë natës

Hormoni i stresit, kortizoli plak lëkurën dhe mund të shkaktojë akne. Gjumi zvogëlon nivelin e kortizolit në trupin tuaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!