Shakira dhe Jennifer Lopez, ashtu siç pritej, elektrizuan skenën e Super Bowl halftime show – por nuk u paguan për këtë.
Nuk është e pazakontë që këngëtarët në Super Bowl të interpretojnë falas. Sipas Forbes, falas ka kënduar edhe Beyonce apo Bruno Mars.
Sigurisht që National Football League (NFL) ka mjaftueshëm buxhet për të mbuluar shpenzimet e tjera, megjithatë performuesit nuk paguhen sepse përfitimet nga Super Bowl janë të jashtëzakonshme.
Forbes raporton se në vitin 2018, dëgjimi i këngëve në Spotify për Justin Timberlake u rrit me 214%. Po kështu edhe albumi “Joanne” i Lady Gaga-s në 2017 u rikthye sërish në Billboard 200. Këtë vit, Spotify raporton se këngët e Jennifer Lopez patën një rritje prej 335%, ndërsa Shakira 230%.
NFL mbulon kostot e prodhimit, duke iu siguruar artistëve platforma masive për të interpretuar, por njëkohësisht edhe për të rireklamuar punën e tyre. Pra, është një situatë e favorshme për të dyja palët./abcnews.al