“Për muzikën braktisa kiminë”, Jeta në opera e Mariana Lekës: E bukur, emocionale mes roleve dramatike dhe lirike

schedule10:26 - 15 Qershor, 2023

schedule 10:26 - 15 Qershor, 2023

“Shumë e bukur, shumë punë, shumë emocione”, kështu i përshkruan sopranoja e mirënjohur Mariana Leka, 33 vitet e kaluara në TKOB, të cilin tashmë e konsideron si një shtëpi të dytë.

E ftuar në ‘Pas Pamesantë’, ku rrëfeu emocionet e përjetuara në skenë por edhe vështirësi e hasura në këtë rrugëtim, sopranoja Leka tha se TKOB ka shenjuar jetën e saj, ndërsa nuk la pa përmendur emocionet e forta që ka marrë nga publiku.

“Kam emocion sa herë shkel në opera, por më duket sikur jam ende në opera, ndihem si në shtëpi. Muzika te unë erdhi shumë rastësisht, në atë kohë isha edhe konviktore dhe shpesh në kohën e lirë këndonim. Një prej shoqeve të mia i thotë profesorit se ‘Marjana këndon shumë bukur”, dhe kështu më morën në një koncert për festat e Nëntorit.

Asokohe dëgjoja shumë Marie Krajën dhe nisa ta imitoj. Kur më dëgjuan për herë të parë në opera,kisha shkuar për një provë, thanë se ka zë shumë të bukur dhe e ka zë natyral, dhe unë aq desha. Më pas shkova në Institutin e Arteve, dhash konkursin dhe fitova, dola shumë mirë.”

Ndërsa përmendi veprat e mëdha që ka interpretuar në skenë, Leka tha se emocione të mëdha përjetoi kur ndau skenën e TKOB me sopranon Edit Mihali. “ Ishte shumë e bukur të ndaje skenën me pedagogen” tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!