Beniada Nishani do mbahet mend gjithmonë si një nga banoret më karizmatike në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo i ka bërë të gjithë për vete me shqipen e saj, të cilën e flet me shumë vështirësi pasi ka jetuar në Itali.
Natën e fundit që banorët kanë kaluar në shtëpi, Iliri dhe Donaldi kanë rënë “pre” e një rrengu, ku njëra prej vajzave u ka hedhur në krevat xixa. Teksa Ilir shkon për të fjetur, shikon “surprizën” mbi çarçafë dhe i drejtohet Beniadës.
Ndërkohë, kjo e fundit duke qeshur i ka thënë se nuk e ka bërë ajo.
“Për kokë të Arbanës që nuk e kam bërë unë”, betohet Beniada me shaka, duke qeshur./abcnews.al
View this post on Instagram