Për kë e ka mesazhin? Braçe poston foton “Kala Dibrançe”: E dinit lojë apo jo?

schedule18:50 - 3 Shtator, 2021

schedule 18:50 - 3 Shtator, 2021

Largimi nga kabineti qeveritar e ka lehtësuar shumë ish-zv/kryeministrin Erion Braçe, që tani duket se është relaksuar, madje duke u bërë nostalgjik, por diku s’i del inati.

Dje menjëherë pas asamblesë publikoi një foto nën rrezet e perëndimit të diellit me mbishkrimin “qetësi”. Sot deputeti socialist është kthyer shumë vite pas në fëmijëri duke risjellë në vëmendje lojën “Kala Dibrançe”.

E ndërsa ngre pyetjen për ndjekësit nëse e kujtojnë, Braçe shprehet se kjo që e dinit lojë është stil jete. “E mbani mend? E dinit loje apo jo? Ja qe i reziston cdo kohe si stil jete” shkruan Barçe.

Interpretimet nga komentuesit kanë qenë të ndryshme. Njëri prej tyre thotë kjo gjë është “Një aktualitet i vërtetë. Mos rri urtë se hipin…., po vodhe të nderojnë”.

Të tjerë e lidhin me aktualitetin politik, largimin e deputetit nga posti i zv/ kryeministrit. “Të paska goditur rëndë kryeministri Z. Brace!?” i shkruan një nga ndjekësit në Facebook./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!