Rozana Radi është një nga vajzat e ekranit që i ka provuar të gjitha fushat e artit. Ajo është aktore, këngëtare, tekstshkruese dhe së fundmi edhe moderatore.
Ky fakt ka bërë, që ajo të jetë shumë e pëlqyer për publikun, i cili nuk nguron ta përkrahë. Prandaj, Rozana ka plot 337 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.
Mirëpo, ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve është se Rozi ndjek vetëm një person. Të gjithë mund të mendojnë se bëhet fjalë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën, por jo. Është motra e saj, Andeta Radi, njëriu më i shtrenjtë i këngëtares.
Nuk dihet pse Rozi e mori këtë vendim, por gjithçka mbetet për t’u parë në vijim. l.k/abcnews.al