Vinicius Junior u fut në historinë e El Clasico mbrëmë, me golin e tij në minutën e 71-të kundër Barcelonës. 19 vjeçari u bë lojtari më i ri që shënon në klasiken spanjolle, duke thyer rekordin e Lionel Messit.
Cristiano Ronaldo ishte i pranishëm në Santiago Bernabeu dhe festa e Vinicius Junior, ishte “Siiii” e famshme e yllit portugez, duke e “kopjuar” në një farë mënyrë 35 vjeçarin. Pas ndeshjes, Vinicius postoi një foto të festës së tij në Instagram, duke shkruar: “Për idhullim tim, Cristiano”, duke i bashkëngjitur dhe një emoji me zemër.
Kur Vinicius shënoi, as Cristiano Ronaldo nuk mund të rrinte pa festuar dhe ylli portugez, u filmua nga kamera të shumta në tribunën e tij. Mesazhe dashurie këto mes lojtarit të Real Madrid dhe yllit të Juventusit./abcnews.al
Cristiano celebrating Vinicius’ goal.
Once a Madridista, always a Madridista. ❤️ pic.twitter.com/Wg76Qpe8AC
— BlancoTalks (@BlancoTalks) March 1, 2020