Për herë të parë, ushtria izraelite sulmon lindjen e Libanit

schedule12:56 - 26 Shkurt, 2024

schedule 12:56 - 26 Shkurt, 2024

Të paktën dy sulme izraelite sot, të parat që nga fillimi i luftës në Gaza, kishin në shënjestër qytetin lindor libanez Baalbek, sipas burimeve të sigurisë.

Njëri nga sulmet kishte në shënjestër një magazinë të Hezbollah dhe tjetri një ndërtesë që strehon infrastrukturën civile të lëvizjes shiite libaneze në periferi të qytetit Baalbek.

Ushtria izraelite tha se po kryente sulme kundër objektivave terroriste të Hezbollah brenda territorit libanez, pa dhënë detaje. Provinca Baalbek është një bastion i Hezbollah, i cili ka një prani të konsiderueshme ushtarake atje.

Sulmet janë të parat që synojnë pozicionet e Hezbollah jashtë Libanit jugor, skenën e përleshjeve të përditshme midis lëvizjes shiite dhe ushtrisë izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza.

Që nga 7 tetori, Hezbollahu ka shënjestruar çdo ditë pozicionet ushtarake izraelite në shenjë mbështetjeje për lëvizjen palestineze Hamas, ndërsa Izraeli po fillon sulmet kundër Libanit.

Më herët gjatë ditës së sotme, lëvizja shiite njoftoi se rrëzoi një dron izraelit Libanin jugor, rreth njëzet kilometra larg kufirit me Izraelin.

Të paktën 278 njerëz, duke përfshirë 193 luftëtarë nga Hezbollah dhe grupe të tjera, si dhe 44 civilë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza, sipas një raporti të AFP.

Nga ana izraelite, sipas ushtrisë, janë vrarë dhjetë ushtarë dhe gjashtë civilë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!