Për herë të parë në 32 vite, votuesit me prirje republikane tejkaluan numrin e votuesve me prirje demokratike.
Sipas të dhënave të sondazhit (Preferencat Politike në SHBA) të publikuara nga kompania e sondazheve Gallup, 45% e amerikanëve e identifikojnë veten si republikanë ose si të prirur nga partia republikane, ndërsa, për krahasim, 44% mbështesin partinë demokratike.
“A e konsideroni veten republikan, demokrat apo të pavarur? Anoni më shumë nga Partia Demokratike apo Republikane?”: kjo është pyetja që u kërkohet të përgjigjen atyre që do të marrin pjesë në këtë sondazh me kalimin e kohës.
Siç theksojnë analistët e Gallup, hera e fundit që dy partitë në SHBA ishin pothuajse në balotazh ishte në vitin 2011. Që atëherë, demokratët kishin një epërsi prej të paktën 3%, e cila tani duket se nuk ekziston më.
Sipas të njëjtat të dhëna, hera e fundit që republikanët ishin në avantazh në këtë lloj sondazhi ishte në vitin 1991, me një përqindje prej 48% kundrejt 44%. Të dhënat e fundit të paraqitura nga Gallup bazohen në të dhënat nga intervistat telefonike me më shumë se 10,000 të rritur amerikanë në vitin 2022.
Gallup, nga ana e tij, në këtë sondazh, pyet amerikanët nëse e identifikojnë veten politikisht si republikanë, demokratë apo të pavarur. Ata që u përgjigjën “të pavarur” u pyetën më pas nëse anojnë më shumë nga Partia Demokratike apo Republikane.
/abcnews.al