Për herë të parë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Rusia bojkoton çmimet “Oscar”

schedule14:33 - 27 Shtator, 2022

schedule 14:33 - 27 Shtator, 2022

Rusia nuk do të dërgojë filma në çmimet Oscars vitin e ardhshëm, njoftoi Akademia Ruse e Filmit.

Në fakt, kjo është hera e parë që Rusia nuk merr pjesë në çmimet e Akademisë Amerikane që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Pavel Chukhrai, kreu i komitetit përgjegjës për dërgimin e filmave artistikë rusë në Oscar, këtë mëngjes denoncoi një vendim të marrë pas shpine dhe njoftoi dorëheqjen e tij.

Më herët dje, të hënën, regjisori Nikita Mikhalkov, një mbështetës i vendosur i regjimit të Presidentit Vladimir Putin, e kishte hedhur poshtë një pjesëmarrje ruse në Oscar si të padobishme.

“Më duket se zgjedhja e një filmi që do të përfaqësojë Rusinë në një vend që, në fakt, aktualisht po mohon ekzistencën e Rusisë, thjesht nuk ka kuptim”, tha ai për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Mikhalkov kujtoi se ai kishte propozuar krijimin e një ekuivalenti “euroaziatik” të Oscars të kinemasë amerikane dhe se plani i tij është në fazën e zhvillimit.

Me prejardhje nga një dinasti artistësh të famshëm në Rusi, Nikita Mikhalkov, 76 vjeç, u nderua vetë me Oscar për filmin më të mirë të huaj në 1995 për filmin e tij “Dielli i rremë” për diktaturën staliniste. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!