Për herë të parë që nga gushti, Portugalia nuk raporton asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

schedule14:50 - 27 Prill, 2021

schedule 14:50 - 27 Prill, 2021

Portugalia nuk ka raportuar asnjë viktimë në 24 orë për herë të parë që nga gushti, sipas autoriteteve. Numri i viktimave deri më tani është 16,965. Megjithatë, numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 196 duke çuar numrin e përgjithshëm në 834,638.

Portugalia vendosi masa të ashpra që në fillim të pandemisë duke mbajtur në kontroll përhapjen e virusit në krahasim me Spanjën. Në fund të majit 2020, Portugalia kishte regjistruar 1,300 viktima, krahasuar me 28,600 në Spanjë.

Por vendi nuk arriti të mbante nën kontroll valën e dytë të pandemisë. Tani, vdekshmëria për shkak të COVID në Portugali është e barabartë me Spanjën, përkatësisht në 165.2 dhe 164.8 viktima për 100,000 banorë, sipas Universitetit Johns Hopkins .

Qeveria rivendosi masa të ashpra në janar dhe filloi të lehtësonte kufizimet përsëri në fillim të këtij muaji. Vendi rihapi disa biznese jo-thelbësore, përfshirë palestrat, të cilat u rihapën nën kushte të rrepta sanitare. Kafenetë dhe restorantet gjithashtu u rihapën, por me një maksimum prej katër personash.

Sidoqoftë, udhëtimet janë pezulluar dhe lejohen vetëm udhëtimet për arsye thelbësore. Karantina është gjithashtu e detyrueshme për personat që vijnë nga vendet anëtare ku shkalla e incidencës është më e madhe se 500 raste për 100,000 banorë.

Portugalia aktualisht ka shkallën më të ulët të incidencës së bllokut, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve , me 75.05 raste për 100,000 banorë. Është i vetmi komb,incidenca e të cilit është më e ulët se 100 raste për 100,000 banorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!