Për herë të parë që në mars, New York raporton 0 raste me koronavirus

schedule08:38 - 5 Qershor, 2020

schedule 08:38 - 5 Qershor, 2020

Qyteti i New York-ut ka arritur një moment historik sa i përket pandemisë së koronavirusit. Për herë të parë që nga mesi i marsit, qyteti ka raportuar zero vdekje nga Covid-19.

Sipas të dhënave të publikuar nga departamenti i Shëndetit në qytetet, zero vdekje në një periudhë kohore prej 24 orësh mes së martës dhe së mërkurës.

Megjithatë, zyrtarët thonë se kjo shifër mund të ndryshojë për shkak se tre vdekje të mundshme Covid-19 janë duke u hetuar. Sido që të jetë situata, numri i ulët i viktimave gjatë këtyre kohëve është shpresëdhënës krahasuar me më parë kur qindra persona humbin jetën brenda ditës.

Deri më tani, New York-u numëron 383,899 të infektuar dhe 30,281 viktima nga koronavirusi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!