Papa Françesku u shfaq sot për herë të parë publikisht me karrocë , pas një problemi shëndetësor që ka në gju.
Gjatë një takimi me një grup murgeshash në Vatikan, papa Françesku u shfaq duke lëvizur me karrocë, të cilën e shtynin ndihmësit e tij.
Lexo edhe: Papa Françesku: Putini nuk ndalet, dua të shkoj në Moskë për ta takuar!
Papa 85-vjeçar u detyrua disa herë muajin e kaluar të anulonte daljet e tij publike e tij për shkak të dhimbjeve në gjurin e djathtë.
?: Pope Francis arrives for meeting in a wheelchair as knee pain continues to limit his mobility. https://t.co/XYdbnlRJvp pic.twitter.com/QGR5l530KS
— ABC News (@ABC) May 5, 2022
Deri dje ai mund të ecte distanca pa karrocë prej rreth dhjetë metrash me ndihmën e të tjerëve.
Lexo edhe:Kisha e Rusisë kritikon Papa Françeskun: Na vjen keq, ai foli gabim
Disa herë gjatë Pashkëve muajin e kaluar Papa mori pjesë, por nuk kreu shërbime në Bazilikën e Shën Pjetrit./abcnews.al/ 3

