Për herë të parë një grua në krye të Shërbimit Informativ në Britani

schedule14:09 - 11 Prill, 2023

schedule 14:09 - 11 Prill, 2023

Ann Kist-Butler është gruaja e parë që do të drejtojë agjencinë britanike të inteligjencës GCHQ.

“Anne Kist-Butler ka një CV mbresëlënëse. Ajo ka ndihmuar kundër kërcënimeve nga terroristët, kriminelët kibernetikë dhe fuqitë e huaja keqdashëse. Ajo është kandidatja ideale për të drejtuar GCHQ. Ann do të përdorë përvojën e saj të madhe për të mbrojtur popullin britanik,” tha Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley.

Kist-Butler është nënë e tre fëmijëve dhe aktualisht shërben si Zëvendës Drejtore e Përgjithshme e MI5, duke përfshirë koordinimin e agjencisë me forcat aleate për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës.

“Kam pasur privilegjin të punoj në GCHQ disa vite më parë. Kështu që e di që po i bashkohem edhe një herë një grupi njerëzish të nivelit të lartë, me prejardhje të ndryshme, me një gamë të gjerë aftësish, të cilët të gjithë kanë një qëllim: ta bëjnë vendin tonë më të sigurt dhe për rrjedhojë më të begatë.

Unë jam e pasionuar për të vazhduar të siguroj që GCHQ është një organizatë ku të gjithë mund të  tregojnë më të mirën e tyre”, tha  Kist-Butler menjëherë pas emërimit të saj.

Ajo do të pasojë Sir Jeremy Fleming, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në janar pas gjashtë vitesh në këtë rol. GCHQ (Government Communications Headquary) është agjencia e inteligjencës e Mbretërisë së Bashkuar që heton çështjet në lidhje me sigurinë kibernetike.

MI5 është agjencia sekrete e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar që mbledh dhe përpunon informacione nga brenda vendit ndërsa MI6 i fokuson hetimet e saj jashtë MB.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!