Për herë të parë në Shqipëri “Transe Express”

schedule18:18 - 28 Shtator, 2018

schedule 18:18 - 28 Shtator, 2018

Vjen për herë të parë në Shqipëri kompania franceze “Transe Express”. Shfaqja “Njeriu Lëvizës” improvizon në qiell lodrën që lëkundet mbi krevatin e fëmijëve. Prova teknike tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve në Shehin Skënderbej.

Këta artistë francezë janë ndër më të njohurit të ushtrimit të artit të rrugës në botë. Ata kanë performuar në 48 vende të botës, ku kanë çuditur jo pak kalimtarët, siç ndodhi edhe në Shehin Skënderbej, teksa po bënin provën teknike. Efekti i performancës së tyre është i ngjashëm me lodrën e një fëmije që varet tek krevati, kështu ngjajnë edhe këta artistë të cilët bëjnë akrobaci dhe muzikë në ajër.

Claire Jarjat, muzikante: “Ne jemi disa prej personazheve të lodrës së fëmijëve që lekundemi në ajër ashtu siç bën ajo mbi krevat kur fëmija fle gjumë. Fëmijët, që në këtë rast janë publiku, argëtohen përmes lojës sonë në ajër. E ku ka më bukur, besoni është mrekulli t’ju shohim nga lart sa të vegjël që jeni. Nuk është fare e vështirë teksa mësohesh ti biesh tambureve në lartësi, për të argëtuar publikun”.

Ndërsa akrobatja e cila kryen lëvizje në lartësi, i beson muskujve.

Remi Allaigre, akrobate:E shikon i kam forcuar mjaftueshëm, ndaj nuk kam frikë të lëviz. Ne lëvizim përmes këtij vinçi dhë lodrojmë afër qiellit. Këtë e bëjmë prej vitesh, por shfaqjen “Njeriu Lëvizës” e kemi realizuar 10 vite më parë dhe e kemi çuar në mbi 48 vende të botës”.

Spektakli i kompanisë franceze “Transe Express” do të mbahet në Sheshin Skënderbej pasditen e së shtunës. Këtij grupi artistesh unik do ti bashkohen edhe artistët e Cirkut Kombëtar dhe Bandës Frymore të qytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!