Për herë të parë në Shqipëri, pikturat e Van Gogh në ekspozitën digjitale të Korçës

schedule10:17 - 23 Mars, 2024

schedule 10:17 - 23 Mars, 2024

Pikturat e Vincent Van Gogh erdhën për herë të parë në Shqipëri përmes një ekspozite dixhitale. Ekspozita u hap në Galerinë Dixhitale të Korçës.

Falë teknologjisë ndërthurur me inovacionin u bë e mundur realizimi i një udhëtimi të animuar në disa prej kulmeve të krijimtarisë së Van Gogh.

28 piktura të të mjeshtrit të madh të impresionizmit u përzgjodhën nga Muzeu i Van Gogh në Amsterdam, për tu ekspozuar në një formë të re, që u mirëprit nga publiku i grupmoshave të ndryshme.

Ekspozita të ngjashme me krijimet e Van Gogh janë hapur në Milano, Romë, Bukuresht, Londër dhe së fundi edhe në Korçë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!