Për herë të parë në Shqipëri, kolegji “Turgut Ozal” sjell konkursin ndërkombëtar “First Lego League”

schedule18:47 - 6 Mars, 2022

schedule 18:47 - 6 Mars, 2022

Festë e madhe në kolegjin Turgut Ozal. 270 fëmijë të moshave 6-16 vjeç, që studiojnë në institucionet arsimore të kësaj kompanie, janë mbledhur për të marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar “First Lego League”.

Ky aktivitet vjen për herë të parë në Shqipëri nga Turgut Ozal si partneri zyrtar dhe i vetëm i Lego Robotics. Të gjithë pjesëmarrësit jo vetëm u argëtuan por mësuan dhe eksperimentuar aftësitë e tyre në matematikë e robotikë.

“First Lego League prezanton shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën. Çdo student ka një shans për të shkëlqyer këtu në disa fusha të ndryshme që mund të jetë në programim, prezantim, dizajn dhe shumë të tjera.”

Për këtë vit tema e konkursit në” First Lego League Albiania” ishte Cargo Connect. Ekipet ishin të ndara në tre kategori, First Lego League Discover për moshat 4-6 vjeç, First Lego League Explore për 6-10-vjeçarët dhe First Lego League Challenge për fëmijët  9-16 vjeç. Në total u paraqitën 31 projekte.

Fituesit e këtij konkursi ndërkombëtar për 2022-in, të zhvilluar në “Turgut Ozal”, dolën nga kategoritë “eksplorer dhe challenge, ku çdo anëtar u shpërblye me nga 100 euro.

Drejtori i përgjithshëm i institucioneve arsimore jo publike Turgut Ozal në Shqipëri, Tuncer Tiryaki tha se këtë konkurs synojnë ta kthejnë në një aktivitet të përvitshëm duke përfshirë edhe nxënësit e shkollave të tjera në vend.

“Edhe vitin tjetër, e kemi për të gjithë Shqipërinë. Edhe për shkollat publike, e jo publike.”

Konkursi “First Lego League” zhvillohet në 110 vende të botës. Fëmijët dhe të rinjtë fitojnë përvojën për të zgjidhur problemet përmes një programi të drejtuar të robotikës, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë së bashku. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!